Të enjten në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të luajë kundër Francës, një nga superfuqitë e hendbollit botëror, nga ora 20:15.
Franca ka fituar tituj botërorë në 2003, 2017 dhe 2023 dhe ka marrë medalje në tri edicionet e fundit olimpike. Në kualifikimet për Euro 2026, francezet kanë fituar katër ndeshjet e para dhe konsiderohen favorite absolute.
Megjithatë, vajzat e Kosovës janë të vendosura të japin maksimumin për një paraqitje sa më të denjë.




