Zhvillime të reja janë shënuar në rastin e vrasjes së 38-vjeçares Zoja O. në Sooß të Austrisë, ku një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar, i dyshuar për shitjen e armës së krimit.
Sipas mediave austriake, arma – një pistoletë 9 mm – ishte blerë për rreth 900 euro nga një person me precedentë penalë, i cili tashmë ndodhet në arrest. Ai dyshohet se kishte dijeni për qëllimet e blerësit dhe megjithatë kishte kryer shitjen./ albinfo.ch/
Rezultatet paraprake të autopsisë kanë treguar se viktima kishte marrë tre plagë nga arma e zjarrit dhe mbi 40 plagë me mjet të mprehtë, të shkaktuara me forcë të madhe.
I dyshuari për shitjen e armës pritet të përballet me akuza si bashkëpunëtor në vrasje, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë.




