Këngëtari Riki ka lansuar projektin e tij më të ri në YouTube, të titulluar “Pyetjen e kam”. Ai ka shkruar vet tekstin dhe ka punuar edhe në muzikën e këngës, e cila trajton pyetje që shpesh nuk gjejnë përgjigje.
Ky projekt është pjesë e albumit të tij të plotë, i cili është gjithashtu i disponueshëm në Spotify dhe shënon vazhdimin e lansimeve të tij çdo të premte. Videoklipi i këngës është realizuar nga Sustain Production.




