Qendra amerikane e Kërkimeve Gallup ka publikuar te dhënat për perceptimin e mirëqenies të cilën e ka matur në vende të ndryshme të botës.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një postim në platformën X shkruan se Kosova dallohet si vend me rritjen më të madhe të mirëqenies së raportuar.
Ai thekson se si qeveri janë krenar që kanë krijuar një mjedis të përshtatshëm për mirëqenien e të gjithë qytetarëve.





