Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, e quajti absurde situatën me çmimin e naftës në Kosovë, duke theksuar se ai u rrit menjëherë pas lajmit për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, por nuk ra dje kur çmimet ndërkombëtare ranë pas arritjes së armëpushimit SHBA-Iran.
Ajo fajësoi Qeverinë për mungesë vullneti dhe menaxhimi, duke kritikuar se vendimet nuk bazohen në të dhëna reale mbi stokun dhe çmimet e importit. Bajrami propozoi masa konkrete: raportim ditor të stokut dhe çmimit të importit, reflektim real të çmimeve në kohë, dhe ulje të TVSH-së dhe akcizës.
Sipas saj, stabilizimi i çmimit të naftës është thelbësor për të luftuar inflacionin.




