Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave po vazhdon përgatitjet intensive për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Bullgarisë.
Pasditen e sotme, “Dardanet” zhvilluan stërvitjen e tretë nën drejtimin e përzgjedhësit Sami Sermaxhaj, duke rritur ritmin e punës në prag të këtyre sfidave.
Seanca stërvitore ishte e fokusuar kryesisht në aspektin taktik, me theks në transformimin e lojës dhe organizimin në fazat kalimtare, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.




