Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bjeshkët e Prevalles, ku një shtetas amerikan ka humbur jetën pas një vetaksidenti me motoçikletë katër-rrotëshe.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se njësitet policore dhe zjarrfikësit janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes.




