Bazuar në udhëzimet e Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për funksionalizimin e Servisit për Mirëmbajtjen e Automjeteve të Rënda (SMAR), është realizuar me sukses trajnimi për operimin e pajisjes “Wheel Alignment”.
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit përfituan njohuri teorike dhe praktike mbi përdorimin e pajisjes, me theks të veçantë në gjeometrinë e gomave, si dhe në procedurat e sakta të diagnostikimit dhe rregullimit.
Në përfundim të trajnimit, pjesëtarët u pajisën me certifikata nga kompania përkatëse, duke u kualifikuar për përdorim profesional të pajisjes në mbështetje të operacioneve dhe mirëmbajtjes së automjeteve të rënda të FSK-së.




