Pas miratimit të dy nismave të propozuara nga LDK dhe PDK në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu reagoi me një koment ironik.
Ajo tha se pas këtyre vendimeve, i vetmi hap që duket se ka mbetur për institucionin është zgjedhja e presidentit, duke shtuar me ironi se “gjërat po shkojnë krejt në rregull”.
Në seancë u miratua rezoluta e propozuar nga PDK për mbrojtjen e viktimave të luftës, si dhe u ndryshua rendi i ditës, duke e zhvendosur pikën për rezolutën mbi çmimet e naftës nga vendi i nëntë në vendin e gjashtë.




