Sot është vendosur gurthemeli i objektit të ri të Qendrës së Zjarrfikësve. Ky projekt po realizohet nga Komuna në bashkëpunim me Shoqatën Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”.
“Bashkë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit” do të bashkëfinancojmë ndërtimin e saj. Ka 8 vite që jam në teren me ta dhe e njoh mirë nevojën e tyre. Pritëm shumë që t’na ndihmojnë institucionet qendrore përgjegjëse, të cilat e kanë detyre dhe përgjegjësi, por nuk ndodhi” u shpreh Kryetari i Komunës Bali Muharremaj.
Më tutje ai shtoi se fal humanistëve dhe donatorëve zemërmirë, zjarrëfikësit e komunës së Suharekës kanë automjete moderne dhe se tash do ta kenë edhe objektin e ri.
Ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e pronës e mjedisit në komunën e Suharekës.





