Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Londër ka zhvilluar një takim dhe darkë treorëshe me historianin Sir Noel Malcolm.
Kurti tha se çdo takim me të i lë përshtypje të veçantë për shkak të, siç u shpreh ai, fuqisë intelektuale dhe analizës së saktë të Malcolm.
Sipas Kurtit, Kosova ka nevojë për studiues si ai, të cilët kontribuojnë në pasqyrimin e së vërtetës historike dhe kundërshtimin e narrativave të rreme.
Ai shtoi se gjatë takimit janë diskutuar tema të ndryshme, përfshirë inteligjencën artificiale, arsimin dhe çështje historike, ndërsa theksoi se mezi pret takime të tjera me historianin britanik.




