Kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, ka deklaruar se Shqipëria nuk ka aleancë me Serbinë, por zhvillon dialog në kuadër të interesave dhe bashkëpunimit rajonal.
Ai tha se takimet mes zyrtarëve shqiptarë dhe serbë janë normale dhe pjesë e diplomacisë, duke shtuar se Shqipëria synon të mbajë marrëdhënie të qarta dhe bashkëpunuese.
Hoxha theksoi se përmes këtyre raporteve mund të ndihmohet edhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve në rajon, përfshirë çështjen e Kosovës.
Sipas tij, synimi përfundimtar mbetet njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran.//eo//




