Besa Gaxherri nga LDK ka deklaruar se zhvillimet politike në Kosovë po e çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja, të cilat ajo i konsideron të panevojshme dhe me kosto për qytetarët.
Ajo ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ambiciet e tij për të kontrolluar institucionet po e thellojnë krizën politike.
Sipas saj, situata aktuale nuk po sjell zgjidhje, por vetëm regres në fusha të ndryshme, ndërsa zgjedhjet do të nënkuptonin humbje kohe dhe ngecje në zhvillimin e vendit.




