Gazetari Valon Syla ka kritikuar PDK-në për, siç thotë ai, mosveprim ndaj skandaleve të dyshuara për manipulim votash brenda partisë.
Ai iu referua edhe deputetit Nait Hasani, duke thënë se është kontradiktore që figura të përfshira në këto akuza të jenë aktive në debate publike.
Syla tha se PDK kishte premtuar llogaridhënie, por sipas tij nuk ka pasur veprime konkrete. Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, më herët ka deklaruar se rasti do të trajtohet sipas hetimeve të institucioneve.




