Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë të ditur se ka zhvilluar bisedime me presidentin iranian, Massoud Pezeshkian, duke i bërë thirrje që të shfrytëzojë dialogun në Islamabad për uljen e tensioneve.
Macron theksoi rëndësinë e respektimit të plotë të armëpushimit, përfshirë edhe në Liban, duke nënvizuar se autoritetet libaneze janë të vetmet legjitime për të ushtruar sovranitetin e shtetit.
Ai shtoi se Franca mbështet plotësisht përpjekjet e institucioneve të Libanit për stabilitet dhe vendimmarrje të pavarur.




