Pal Lekaj nga AAK ka akuzuar pushtetin se me një qasje përjashtuese po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja.
Ai tha se mungesa e konsensusit për çështjen e Presidentit nuk është rastësi, por strategji për të shmangur përgjegjësinë. Sipas tij, kjo tregon dështim të mazhorancës në bashkëpunim politik./GazetaBlic/
Lekaj shtoi se përgjegjësia për situatën bie mbi kryeministrin Albin Kurti, të cilin e akuzoi se po e përdor shtetin për kalkulime politike dhe jo për të gjetur zgjidhje.




