Në lagjen Kodra të Prekazit janë mbledhur bashkëluftëtarë, familjarë dhe përfaqësues institucionalë për të nderuar të rënët e lirisë, me ç’rast është zbuluar edhe një pllakë përkujtimore.
Ky aktivitet u mbajt në prag të 27-vjetorit të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, i cili ishte pjesë e celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mori pjesë në luftimet në Drenicë.
Pllaka përkujtimore do të shërbejë si dëshmi për brezat, në nderim të 42 dëshmorëve, në krye me Ilaz Kodrën, si dhe mbi 280 martirëve të vrarë në komunat e Skënderajt dhe Drenasit gjatë luftës.




