Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Picalla”, duke goditur një bazë armatimi që dyshohet se furnizonte grupe kriminale.
Gjatë kontrollit në një banesë në fshatin Picallë, u sekuestruan 9 armë zjarri (5 automatikë, 1 pushkë dhe 3 pistoleta), një armë gjahu, silenciator, uniforma të ngjashme me ato të Policisë, si dhe rreth 900 fishekë, fitila zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.
Në pranga u vu një 66-vjeçare, ndërsa në kërkim është shpallur djali i saj, 41 vjeç, i dyshuar si posedues i bazës së armatimit. Policia njofton se hetimet vijojnë për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.




