Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë për rritjen e çmimeve në Kosovë, duke theksuar se inflacioni në mars ka arritur në 6.7%, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.
Ajo tha se kjo përqindje është vetëm mesatare, ndërsa realiteti për qytetarët është më i rëndë, duke përmendur rritje të ndjeshme në transport, bileta fluturimi, energji dhe shërbime banimi.
Bajrami theksoi se Qeveria nuk ka ndërmarrë masa konkrete për të përballuar situatën, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për shkëputje nga realiteti ekonomik dhe për përdorim të situatës për rritje të të hyrave buxhetore.




