Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke e akuzuar atë për deklarata që, sipas tij, nuk përputhen me gjendjen reale ekonomike në vend.
Muharremi tha se inflacioni i lartë dhe kriza energjetike janë dëshmi të dështimit të politikave qeveritare, duke shtuar se nuk është adresuar si duhet as çështja e furnizimit me naftë dhe as ajo e sektorit të energjisë gjatë viteve të fundit.
Ai kritikoi gjithashtu pretendimet e Qeverisë për rritje ekonomike, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe si përpjekje për të paraqitur një realitet të ndryshëm nga ai që përjetojnë qytetarët.




