Gazetari dhe aktivisti Blerim Shala ka deklaruar se Turqia ka pasur rol të rëndësishëm në sigurimin e njohjeve për Kosovën, falë politikës së Recep Tayyip Erdoğan.
Ai theksoi se rasti i Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë u mbështet nga shtete perëndimore, duke u shndërruar në një projekt të gjerë për konfirmimin e ligjshmërisë së pavarësisë.




