Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka kritikuar shpenzimin e rreth 65 milionë eurove për pagën e 13-të në sektorin publik, duke e vlerësuar si masë me ndikim të ulët në ekonominë vendore.
Sipas AKB-së, një pjesë e konsiderueshme e këtyre mjeteve shpenzohet jashtë vendit, duke mos ndihmuar zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Organizata thekson se fondet do të kishin efekt më të madh nëse do të orientoheshin drejt sektorit privat, prodhimit vendor dhe krijimit të vendeve të punës.




