Australia ka marrë një vendim historik duke emëruar për herë të parë një grua në krye të ushtrisë së saj.
Gjeneral-lejtnant Susan Coyle do të marrë detyrën e shefes së ushtrisë duke filluar nga muaji korrik, duke zëvendësuar Gjeneral-lejtnant Simon Stuart.
Ky emërim po konsiderohet si një moment i rëndësishëm për Forcat e Armatosura Australiane, ndërsa autoritetet shtetërore kanë theksuar se synojnë të rrisin pjesëmarrjen e grave në strukturat ushtarake në vitet e ardhshme.




