Tirana mirëpret sot një nga ngjarjet më të rëndësishme mbarëkombëtare të vitit. Nga kjo ditë deri më 15 prill 2026, kryeqyteti shqiptar është kthyer në qendrën e shqiptarëve nga e gjithë bota përmes Samitit të Katërt të Diasporës, me moton “Përmes Rrënjëve Lartësohemi”.
Në mesin e shumë personaliteteve nga trevat shqiptare dhe diaspora, pjesë e këtij samiti është edhe Labinot Morina nga fshati Astrazub, i cili prej vitesh jeton dhe vepron në Italia.
Samiti synon forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe vendlindjes, si dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme për zhvillimin e përbashkët.




