Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Fatban Bunjaku në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.
Kurti e ka uruar Bunjakun për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në përmbushjen e përgjegjësive dhe angazhimeve në këtë institucion.




