Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 27-vjetorin e masakrës në Studenicë dhe krimet e kryera në Llashticë.
Ajo tha se më 13 prill 1999, në Studenicë, forcat serbe vranë 10 civilë të pafajshëm, përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa në Llashticë u kryen krime të shumta ndaj popullsisë civile gjatë gjithë muajit prill.
Sipas Haxhiut, këto ngjarje mbeten dëshmi e dhimbjes dhe sakrificës mbi të cilën u ndërtua liria e Kosovës.




