Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, ka deklaruar se Kosova po përballet me një nga periudhat më të vështira ekonomike që nga paslufta, duke fajësuar problemet e importuara dhe keqmenaxhimin e krizave nga Qeveria.
Ai ka kritikuar edhe vendimin për pagën e 13-të në sektorin publik, duke theksuar se ajo nuk mbulon dështimet në menaxhimin ekonomik dhe nuk mund të shërbejë si “blerje e heshtjes sociale”./GazetaBlic/
Sipas Muhaxherit, ky vendim rëndon sektorin privat, i cili mbetet kontribuuesi kryesor në buxhet, ndërsa shtoi se bizneset nuk po trajtohen si partnerë nga institucionet.




