Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se mungon vullneti politik për zgjedhjen e Presidentit të vendit, duke kritikuar partinë në pushtet për menaxhimin e procesit.
Ai tha se po pritet afati i fundit pa ndonjë përpjekje serioze për kompromis dhe akuzoi Lëvizja Vetëvendosje për mungesë koordinimi me partitë tjera.
Sipas Isufit, partia në pushtet ka përgjegjësinë kryesore për të ftuar dhe bashkuar faktorët politikë rreth një kandidati unifikues, gjë që sipas tij nuk po ndodh.




