E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, ka marrë pjesë në hapjen e Zyrës së Inovacionit në Graçanicë.
Kjo iniciativë synon të krijojë mundësi të reja për të rinjtë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, duke i ndihmuar ata të zhvillojnë aftësi dhe të ndjekin karriera në këtë sektor.
Në këtë aktivitet u theksua mbështetja e vazhdueshme e SHBA-së për zhvillimin e kapaciteteve lokale dhe fuqizimin e rinisë.




