Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Fitore Pacolli ka bërë të ditur se ujërat janë prioritet në mandatin qeverisës, gjatë një takimi me përfaqësues të Bankës Botërore për projektin FLOWS.
Sipas saj, në takim është diskutuar për projektin e Digës së Kamenicës (Desivojcës), si dhe për forcimin e menaxhimit të burimeve ujore.
Po ashtu, është theksuar rëndësia e sigurisë së digave ekzistuese dhe zbatimi i standardeve të larta për mbrojtjen e qytetarëve dhe mjedisit.




