Deputeti Daut Haradinaj ka njoftuar se më 16 prill, duke filluar nga ora 11:00, do të mbahet një aktivitet përkujtimor në Gllogjan për nder të të rënëve.
Sipas tij, organizimi i këtij përvjetori është përgatitur nga kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj, dhe kryetari i shoqatave të dala nga lufta, Abdyl Mushkolaj, të cilët kanë siguruar një pritje të organizuar për mysafirët.
Ky aktivitet synon të nderojë sakrificën e të rënëve dhe të kujtojë kontributin e tyre për lirinë e vendit.




