Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Përparim Gruda, ka deklaruar se Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ende nuk i ka adresuar vërejtjet e institucioneve kryesore.
Sipas tij, në draftin aktual mungon reflektimi i rekomandimeve të Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe Komisioni i Venecias, duke lënë hapësirë për përmirësime gjatë procedurave të mëtejshme në Kuvend.
Ai ka theksuar se ekziston mundësia që, mes dy leximeve, projektligji të plotësohet dhe të harmonizohet me Kushtetutën.
Megjithatë, në mbledhjen e mbajtur të martën, komisioni e ka miratuar projektligjin me 7 vota për dhe 2 kundër, duke e dërguar atë për shqyrtim të mëtejmë në Kuvend.




