Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Shqipëri ka ndërmarrë një aksion të gjerë kundër një grupi të dyshuar për trafik droge.
Sipas burimeve, janë firmosur 10 urdhër-arreste nga prokurori Alfred Shehu, ndërsa operacioni është shoqëruar me arrestime dhe kontrolle në disa zona.
Bëhet e ditur se aksioni synon goditjen e një rrjeti të organizuar të trafikut të narkotikëve, ndërsa autoritetet janë ende në terren.
Operacioni po vazhdon dhe pritet që në orët në vijim të publikohen detaje të tjera lidhur me zhvillimet dhe rezultatet e tij.




