Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me zhvillimet e fundit që përfshijnë Vjosa Osmani dhe LDK.
Ai ka rikujtuar largimin e mëhershëm të Osmanit nga LDK dhe bashkëpunimin e saj me Albin Kurti, duke kritikuar mundësinë e rikthimit të saj në këtë parti.
“Pasi braktisi LDK-në dhe iu bashkua Albin Kurtit, Vjosa Osmani po pritet krahëhapur në partinë, të cilën e shkatërroi. Këtë di ta bëjë vetëm LDK-ja”, ka shkruar Mushkolaj.




