Auditorja e Përgjithshme e Zyra Kombëtare e Auditimit, Vlora Spanca, ka marrë pjesë në një tryezë bilaterale në Tirana, ku është diskutuar forcimi i sistemeve të prokurimit publik përmes bashkëpunimit institucional.
Gjatë diskutimeve, Spanca theksoi rëndësinë e prokurimit publik si një nga fushat kryesore të menaxhimit të financave publike, përmes së cilës kalon një pjesë e madhe e buxhetit të shtetit dhe që ndikon drejtpërdrejt në shërbimet për qytetarët.
Ajo deklaroi se rreth 1 miliard euro të buxhetit kalojnë përmes këtij procesi dhe nga ai varet infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi, duke nënvizuar nevojën për zbatim më të madh të rekomandimeve të auditimit dhe koordinim më të ngushtë institucional.
Në tryezë u prezantuan edhe gjetjet nga raportet e auditimit dhe u diskutuan zhvillimet në legjislacionin e prokurimit publik si dhe masat për parandalimin e parregullsive në tenderë.




