Në kuadër të takimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, është takuar me drejtues të Bankës së Francës.
Gjatë takimit u nënshkrua një marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimit në menaxhimin e rezervave dhe aseteve financiare, si dhe për ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Kjo marrëveshje pritet të përmirësojë menaxhimin e rezervave dhe të forcojë stabilitetin financiar në Kosovë.




