Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Bejrani, ka bërë të ditur se çmimet e derivateve në vend janë aktualisht në rënie, por mbeten të ndjeshme ndaj lëvizjeve në tregjet ndërkombëtare.
Sipas tij, çmimi i dizelit sillet rreth 1.75 euro për litër, ndërsa benzina rreth 1.42 euro.
Ai theksoi se për shkak të luhatjeve në bursë dhe situatës në tregjet globale, përfshirë tensionet në ngushticën e Hormuzit, nuk mund të parashikohen lëvizjet e çmimeve në ditët në vijim.
Ndërkohë, sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimet maksimale të derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie të lehtë: nafta 1.75 euro, benzina 1.43 euro dhe gazi 0.88 euro për litër.




