Policia në Ferizaj ka konfiskuar tri armë zjarri në dy raste të ndara, duke iniciuar procedura penale për armëmbajtje pa leje dhe kanosje.
Një pistoletë u sekuestrua në qytet, ndërsa në fshatin Nekodim u gjetën edhe dy armë të tjera pas një konflikti mes dy personave.