Në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit Shkëlzen Haradinaj, Fatmir Nimanaj, Luan Nimanaj dhe Hasim Halilaj, në Kompleksin Memorial në Gllogjan janë mbajtur homazhe pranë përmendoreve të tyre.
Pas ceremonisë përkujtimore ka nisur edhe ecja tradicionale “Shtegu i Lirisë”, nga Gllogjani drejt Maznikut, në vendin ku ata ranë heroikisht.
Dëshmorët ranë në mbrojtje të civilëve në Duboçak të Maznikut, duke u përballur me forcat armike në një nga betejat më të njohura të asaj kohe.
Gjeneral Shkëlzen Haradinaj ishte komandant për Operacione Luftarake në Zonën Operative të Dukagjinit. Së bashku me tre eprorët e Brigadës 131 “Jusuf Gërvalla” – Hasim Halilaj, Fatmir Nimanaj dhe Luan Nimanaj – ai ra në betejën e Maznikut.
I lindur më 25 mars 1970 në Gllogjan, Shkëlzen Haradinaj konsiderohet një ndër figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe simbol i rezistencës në Dukagjin.
Ai ishte vëllai i Luan Haradinaj, i cili kishte rënë më 6 maj 1997 në kufirin shqiptaro-shqiptar, gjatë përpjekjes për të hyrë në Kosovë me bashkëluftëtarë.




