Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj, ka thënë se partia e tij do t’u përgjigjet pozitivisht ftesave për diskutime lidhur me çështjen e presidentit.
Ai ka theksuar se ekziston urgjencë për arritjen e një zgjidhjeje, duke shtuar se procesi duhet të vazhdojë për të shmangur paqartësitë institucionale që, sipas tij, po dëmtojnë vendin në disa aspekte.
Zogaj ka thënë se LDK është e hapur dhe konstruktive për dialog, me qëllim që Kosova të ketë sa më shpejt një president dhe të vazhdojë me stabilitet institucional.
Ai ka shtuar gjithashtu se LDK nuk do të pranojë që kandidati për president të jetë nga Lëvizja Vetëvendosje.




