Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, ka paralajmëruar Iranin duke thënë se Uashingtoni po monitoron nga afër zhvillimet.
Ai ka deklaruar se SHBA po e vëzhgon situatën dhe i ka bërë thirrje Teheranit që të veprojë me kujdes, duke theksuar diferencën në kapacitetet ushtarake mes dy vendeve.
Hegseth shtoi se SHBA po forcon vazhdimisht aftësitë e saj, ndërsa sipas tij Irani po përballet me vështirësi në zëvendësimin e arsenalit ushtarak.
Ndërkohë, raportime ndërkombëtare bëjnë të ditur se SHBA ka rritur presionin ndaj Iranit edhe përmes masave që prekin lëvizjen detare në rajon.




