Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka vlerësuar se ministria që ai udhëheq ka përmbyllur një tremujor të suksesshëm në zbatimin e mandatit të saj.
Ai tha se gjatë kësaj periudhe është avancuar sundimi i rendit dhe ligjit, shërbimet për qytetarët, si dhe zhvillimi institucional dhe legjislativ.
Sveçla ka përgëzuar zyrtarët e ministrisë dhe agjencive për punën e tyre, duke theksuar se angazhimi i tyre reflekton progres dhe vizion të qartë për të ardhmen.
Ai shtoi se puna do të vazhdojë me përgjegjësi të lartë në shërbim të interesit publik dhe shtetit të Kosovës.




