Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Administrativ, duke hapur rrugë për realizimin e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta.
Sipas avokatit Nazmi Sallahu, vendimi i Apelit heq dilemat rreth kësaj çështjeje dhe konfirmon të drejtën për përfitim të pensioneve për këto kategori.




