Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka publikuar deklarimin vjetor të pasurisë së Kryeministrit Albin Kurti.
Sipas të dhënave, Kurti ka deklaruar vetëm 16.41 euro kursime në llogarinë e tij bankare, ndërsa kursimet e bashkëshortes dhe vajzës arrijnë në disa mijëra euro.
Në pasuri të paluajtshme figuron banesa e bashkëshortes me vlerë rreth 530 mijë euro, ndërsa nuk ka ndryshime të tjera në këtë kategori.
Po ashtu, është shënuar rritje e qirasë së banesës nga 250 në 350 euro në muaj.
Sa i përket të hyrave vjetore, Kurti ka deklaruar rreth 21 mijë euro nga paga si kryeministër, ndërsa bashkëshortja rreth 51 mijë euro.




