Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Rexhepi, ka bërë thirrje që projektligji për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme të votohet në lexim të parë.
Ajo tha se askush nuk mund të ketë pasuri të pajustifikueshme në një shoqëri ku qytetarët punojnë ndershëm dhe paguajnë taksa, duke theksuar se ligji synon forcimin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit.
Sipas saj, projektligji garanton masa të shpejta si ngrirja dhe ndalimi i transferimit të pasurisë së dyshuar, duke dërguar mesazh se askush nuk është mbi ligjin dhe se shteti është në anën e qytetarëve të ndershëm.




