Deputeti i LDK, Ermal Sadiku, ka kritikuar Lëvizjen LVV në Kuvendin e Kosovës lidhur me mosratifikimin e marrëveshjes për “Bordin e Paqes”.
Ai tha se kjo çështje po vonohet pa nevojë dhe se partia në pushtet nuk po tregon urgjencë për ta proceduar.
Sadiku shtoi se, ndonëse nuk dëshiron ta cilësojë LVV-në si anti-amerikane, sipas tij disa veprime të saj japin sinjale që mund të interpretohen në këtë drejtim.//EO//




