Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, së bashku me një delegacion të BQK-së, ka zhvilluar një takim bilateral me Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yigit Yaşar, gjatë Takimeve Pranverore 2026 në Washington DC.
Në takim u diskutuan zhvillimet më të fundit në sektorin financiar të Kosovës, përfshirë stabilitetin e sistemit financiar, avancimin e infrastrukturës së pagesave, digjitalizimin e sektorit, si dhe reformat në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Po ashtu, u theksua rëndësia e rritjes së gjithëpërfshirjes financiare dhe adresimit të rreziqeve kibernetike.
BQK dhe FMN vlerësuan bashkëpunimin ekzistues dhe projektet e asistencës teknike në vazhdim, duke riafirmuar përkushtimin për forcimin e stabilitetit financiar dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.




