OVL e UÇK-së ka bërë të ditur se nuk ka marrë ende asnjë përgjigje nga Kryeministri i Kosovës dhe Kryeparlamentarja lidhur me kërkesat për hartimin dhe miratimin e Ligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, si dhe për garantimin e të drejtave të veteranëve.
Sipas organizatës, kërkesa është dërguar zyrtarisht më 20 shkurt 2026, por mungesa e reagimit nga institucionet është cilësuar si e papranueshme.
OVL thekson se në rast të mosveprimit, do të ndërmarrë hapa konkretë, përfshirë organizimin e protestave.
Organizata rithekson se synimi i saj mbetet mbrojtja e vlerave të luftës çlirimtare, ruajtja e dinjitetit të veteranëve dhe sigurimi i të drejtave që u takojnë me meritë.




