Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka propozuar krijimin e një blloku të përbashkët politik ku do të përfshiheshin edhe Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj, me qëllim, siç tha ai, balancimin e fuqisë politike të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një intervistë për Blic Interview me Astrit Gashin, Lushtaku tha se një bashkëpunim i tillë do të krijonte një alternativë më të fortë politike në vend.
“Unë besoj se duhet të bëhen blloqe politike… që të ndryshohet fuqia e madhe që ka për momentin Vetëvendosja”, u shpreh ai, duke shtuar se ky është qëndrim personal i tij dhe jo i strukturave të PDK-së.
Ai tha se ekziston vullnet, sidomos tek gjeneratat e reja politike, për tejkalimin e ndasive ndërpartiake dhe afrimin e subjekteve politike me qëllim, siç u shpreh, krijimin e një force më të madhe opozitare.
“Duhet të lëmë anash ndasitë dhe të bëhemi bashkë për të mos lejuar një dominim të një partie të vetme”, tha Lushtaku.




