Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se që nga fillimi i bllokadës detare ndaj porteve iraniane, 21 anije janë detyruar të kthehen prapa.
Sipas njoftimit, bllokada po zbatohet ndaj të gjitha anijeve që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga portet e Iranit.
“Që nga fillimi i bllokadës, 21 anije kanë ndjekur udhëzimet dhe janë kthyer në Iran”, thuhet në reagimin e Komandës Qendrore të SHBA-së në platformën X.




